Momenti kur 22-vjeçari humb jetën me motoçikletë (Video)
Nëna e djaloshit që humbi jetën në një aksident trafiku me motoçikletë, ka publikuar një video në të cilën shfaqen momentet e fundit të jetës së birit të saj.
Lewis Clark 22-vjeç, kishte mbetur i vdekur në vend kur një motoçiklist tjetër ia kishte prerë rrugën pa ndonjë paralajmërim, transmeton Telegrafi.
Por nëna e të ndjerit u ka dhënë leje autoriteteve të sigurisë, të publikojnë pamjet që kishte filmuar kamera e instaluar në kamerën e Clarkut, duke shpresuar se kjo video do t’iu shërbejë si leksion motoçiklistëve tjerë.
Në video shfaqen momentet e fundit të jetës së Leëis, i cili kishte dalë për të shëtitur me motoçikletë afër malit.
“Nëse arrij që me këtë video të shpëtojë të paktën një jetë, do të jem shumë e lumtur dhe e di se diçka e mirë po ndodh, pas shumë gjëra tjera të këqija që kanë ndodhur në shtëpinë tonë”, ka deklaruar nëna e Leëis, Beverley.
https://www.youtube.com/watch?v=OJKPzKnpxJ4