Janë regjistruar edhe momentet kur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti arrinë në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.
Deri tani në selinë e BDI-së kanë ardh tre nënkryetarët e kësaj partie, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti, dhe deputetët Talat Xhaferi dhe Xhevat Ademi.
Sot pritet edhe vendimi përfundimtar nga BDI-ja se për cilin nga pesë opsionet e mundshme do të vendos kryesia e kësaj partie.
Ndryshe sonte në mesnatë skadon edhe afati i mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë së re.