Momenti kur u vendos kryqi në kishën në oborrin e UP’së (Video-Arkiva)

242

Momenti kur u vendos kryqi në kishën në oborrin e UP'së (Video-Arkiva)

Nën kontrollin e rreptë të ushtrisë serbe më 27 janar të vitit 1999 ishte vendosur kryqi në kishën “Krishti Shpëtimtar” në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Qindra njerëz ishin mbledhur për të parë derisa katër punëtor pritnin kryqin që bartej me një vinç. Kur bëhet vendosja njerëzit e mbledhur fillojnë të duartrokasin.

Këto ditë kisha ka marrë vëmendjen pasi një grup klerikësh dhe vullnetarësh ortodoksë nga Graçanica, fillimisht pastruan ambientin rreth kishës. Për t’u mos u mjaftuar me kaq, ata filluan ta lyenin pjesën e brendshme të kësaj kishe.

Gazeta Express ditë më parë ka raportuar se leja për ndërtimin e kësaj Kishe në Oborrin e UP’së ishte dhënë nga Hamdi Vraniqi, zyrtar në Komunën e Prishtinës, ndryshe babai i zyrtarit për informim të LVV’ së, Erzenit.

Comments