“Monstra”, dëshmojnë mjekët e mjekësisë ligjore
Seancë e re për vrasjen e pesëfishte në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 vijon sot me marrjen në pyetje të mjekëve të mjekësisë ligjore.
Familjet e viktimave njoftuan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, për shkak se ajo është shumë e rëndë për to dhe nuk do të mund t’i ndjekin dëshmitë e mjekëve ligjorë.
Në seancën e kaluar dëshmuan ekspertë nga MPB-ja, që kishin kryer analiza dhe hetime të materialeve të lëndës.
Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smilkovës, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata e Lartë vjet në dhjetor i anuloi vendimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.