Gjykimi për rastin “Monstra” e Prokurorisë Speciale Publike, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës nga 12 prilli i vitit 2012, vazhdon më 31 gusht me dëgjimin e dëshmitarit të rrezikuar nga ana e gjykatës.
Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari i mbrojtur iu përgjigj pyetjeve të avokatëve nga mbrojtja, pasi në seancën gjyqësore më 22 gusht përfundoi dëgjimi nga ana e PSP-së.
Mbrojtja tentoi që me disa pyetje, nga ajo se si kanë qenë të veshur në seancën e kaluar, deri tek ajo se nëse është e saktë se ka qenë në vendin e ngjarjes ose për këtë ka kuptuar nga mediat, ta mposht besueshmërinë e deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur.
Dëshmitari i rrezikuar, i cili deklaratën e jep nga një hapësirë tjerët me zë të ndryshuar dhe fotografi të paqartë, disa herë përsëriti se në vendin e ngjarjes ka qenë më 9, 10, 11 dhe 12 prill, ku e ka parë “Golf3” me xhama të errësuar në disa lokacione të ndryshme, si dhe dy automjete të tjera. I pyetur se nëse atë natë ka qenë në vendin e ngjarjes, dëshmitari tha po, dhe konfirmoi se ka parë katër trupa.
I akuzuari Fejzi Aziri kërkonte shpjegim nga dëshmitari se pse dhe cili ka qenë motivi që t’i shohë pikërisht ata edhe atë aq në hollësi, por pyetje nuk u lejua.
Kryetari i Këshillit gjyqësor, gjykatësi Stavrev dha propozim që të dakordohet që në seancën e ardhshme të shihet edhe automjeti.
Avokatja e familjeve të viktimave Dafinka Ivanovska tha se nga dëshmimi i sotëm i dëshmitarit të rrezikuar del shpjegim shumë i qartë dhe rrëfim për ngjarjen.
“Si tani, ashtu edhe në seancat e deritanishme, përgjigja e tij çdoherë është e qartë dhe precize dhe me siguri mund të konfirmohet se e flet të vërtetën”, tha Ivanovska.
Avokati i mbrojtjes Naser Raufi, pas përfundimit të gjykimit, tha se në disa situata ka mundur të konfirmohet se dëshmitari i rrezikuar nuk e ka thënë të vërtetën.
“Disa herë, jo vetëm që ishte konfuz, por mund të them edhe u kap në gënjeshtër konkrete, dhe lidhur me kohën se kur i ka parë dhe në përshkrimin e personave të cilët i përmend. Duket se ky është dëshmitar i montuar dhe mendoj se motivi do të zbardhet”, tha Raufi.
Në seancën e sotme, në sallën e gjykatës morën pjesë të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, i cili është sjellë nga burgu Shtip, ku po vuan dënim për tjetër vepër. Për ekstradim të të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, gjykatësi Ognen Stavrev, tha se ka marrë letër nga Ministria e Drejtësisë se procedura është në vijim.
Në 12 prill 2012 tek liqeni i Smillkovës u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski dhe Aleksandar Naçevski (të moshës 18-21 vjeç) të gjithë nga Radishani, Shkupi dhe peshkatari 45 vjeçar, Borçe Stevkovski nga Cresheva.