“Monstra” në duart e Speciales?



Prokuroria Speciale është e gatshme që pas rastit “Sopoti” të kërkoj edhe rastin “Monstra”, por ende nuk ka artikuluar kërkesën e saj, pasi sipas tyre ka pengesa.
Si pengesë paraqitet mosmiratimi i ligjit për dëshmitarët e mbrojtur.
Kalimin e rastit “Monstra” në duart e Speciales e kërkon edhe pala mbrojtëse e gjashtë të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Gjashtë personat e dënuar për rastin “Monstra” janë arrestuar më 1 maj të vitit 2012, pasi u fajësuan për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas më 12 prill pranë liqenit të Smillkovës.