Jeta jashtë grilave të burgut është e pa përshkruar, gëzim i madh….
Jeta jashtë grilave të burgut është e pa përshkruar, gëzim i madh, por që do të shumfishohet kur plotësisht të na shpallin të pa fajshëm shprehen të liruarit nga baraburgimi për rastin Monstra.
Ata theksojnë se drejtësia do të vijë në vend kur aktorët e vërtetë të vrasjes së pesëfisht të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për veprën.Përjetime afërsisht të njejta përshkruanin të tre familjet ajo Aziri, Luta dhe Ismaili.
5 vite e shtatë muaj të kaluara në burg të pafajshëm dhe të ngarkuar për një vepër të rëndë, peshojnë më shumë se vështirsitë, maltretimet dhe vet tmerri i përjetuar këto vite në paraburgim.
Këtij gëzimi familjarë për momentin nuk ka mundur ti gëzohet edhe i akuzuari Fejzi Aziri përshkak të një lënde tjetër që procesohet kundër tij.
Javën e kaluar Gjyakata Supreme vendosi që për rastin Monstra të ketë rigjykim ndërsa me vendimin e ditës së djeshme të njejtit u liruan të mbrohen në liri. Rigjykim të rastiti për shkak të rethanave të reja kishin kërkuar avokatët mbrojtës por edhe vet prokurorja publike Liljana Spasovska e cila kërkoi që të shqyrtohen dëshmitë e përfolura në opinion që dalin nga përgjimet e të cilat disa herë i kishtë përmendur Kryetari i Opozitës, tani Kryeministri, Zoran Zaev.
Për rastin “Monstra” më 1 maj të viti 2012 u arrestuan më shumë persona ndërsa u 7 prej tyre u ngarkuan me akuzën për “Terorizëm”.
Një nga të akuzuarit dy vite më pas u shpall i pafajshëm ndërkaq gjashtë të tjerët Sami Luta, Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjeshëm dhe tani më shumë se pesë vitë janë në paraburgim, ndërkaq me burg të përjetshëm u dënuan edhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri por që janë të pakapshëm për organet e ndjekjes të Maqedonisë.
Edhe pse shume herë Maqedonia kërkoi nga Kosova ekstradimin e tyre, një gje e tillë nuk ndodhi pasi që Maqedonia nuk ka arritur që përmes dëshmive që posedon të bind palën kosovare se dy të akuzuarit vërtet janë kryerës të vrasjes së pesëfiishtë afër Liqenit të Smillkovcës.