Pa prezencën e familjarëve të viktimave ka vazhduar sot procesi gjyqësor për rastin Monstra. Me ç’rastë kanë dëshmuar ekspertët e mjekësisë ligjore. Të cilët gjatë dëshmisë msë tyre kanë konstatuar edhe njëherë se nuk ekziston hamendje se viktimat e rastit “Monstra” janë vrarë tek Liqenin e Smillkovës. Profesori i Institutit për mjekësi ligjore Zllatko Jaqovski tha se janë thirrur rreth orës 10 nga gjykatësi hetues për të shkuar në vendngjarje. Ai tha se puna kryesore e tyre ka qenë që të vërtetojnë nëse viktimat janë vrarë aty apo janë sjell nga ndonjë vend tjetër.
Janë gjetur gjurmë të gjakut nën trupat e viktimave që tregonte se vendi i vrasjes ishte aty. Gjithashtu në tokë nën trupat e pajetë të viktimave janë gjetur edhe projektilë- tha Zllatko Jaqovski- ekspert i mjekësisë ligjore
Jaqovski gjatë dëshmisë së tije theksoi se shkaku i vdekjes së viktimave kanë qenë plagët e marra nga armët e zjarrit në shpinë. Sipas tij trupi i peshkatarit Borçe Stefanovski është gjetur afër veturës ndërkohë në duar mbante çelësa. Familjarët e të akuzuarve nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme. Ata në seancën e kaluar kanë njoftuar gjykatësin Ognen Stavrev se nuk do të marrin pjesë gjatë dëshmisë së ekspertëve të mjekësisë pasi nuk do të mund të përballojnë.
Seanca e radhës do mbahet më 20 dhjetor ku do të dëshmojnë ekspertët e balistikës.
Vrasja në Smillkovë në vitin 2012 la të vdekur pesë persona. Për këtë rast me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri si dhe Sami Luta. Në dhjetor të vitit të kaluar pas rikthimit të rastit për gjykim të serishëm, të akuzuarit u lanë të mbrohen në liri.