Morata: Do të luftoj për vendin e titullarit

290

Per Alvaro Moratën duket se nuk do të ketë një fanellë të re në sezonin e ri edhe pse një objektiv i lakuar nga disa klube të mëdha europiane si Manchester United apo Chelsea. Tashmë bisedimet e bordit drejtues madrilen me klubet angleze jane bllokuar. Vetëm deri 24 orë më parë tranfserimi i Alvaros dukej i mundur kjo falë interesimit të Manchesterit apo insitimit të Mourinohs që ka qene në kontakt të vazhdueshëm më futbollistin duke bërë maksimumin për të përfituar shërbimet e 24 vjecarit, gjithsesi tashmë vendimi duket se është marrë dhe për një diferencë prej 10 milionë Eurosh nga 90 që kërkohej për të bisedimet duken të mbyllura.

Moratës nuk i mbetet gje tjeter vecse të japë maksimumin për Realin duke kërkuar të jetë titullar në këtë ekip gjigandesh. gjithsesi merkato e veres ende nuk eshte mbylur ndaj shanset te reja mund të mberrijne dhe ne minuten e fundit.

Comments