
Alvaro Morata nuk është i kënaqur te Real Madridi.
Ndonëse vetëm gjashtë muaj më parë u rikthye te Reali, pas një aventure dy vjeçare me Juventusi, Alvaro Morata mund të largohet përfundimisht nga ‘Los Blancos’.
Sulmuesi spanjoll nuk po gjen hapësira në skuadrën e Zinedine Zidane dhe durimit të tij duket se i ka ardhur fundi, me lojtarin që po kërkon të gjejë një zgjidhje për t’u transferuar te ndonjë klub ku do të mund të luante rregullisht, transmeton KosovaPress.
Për Moratan është interesuar Chelsea i Antonio Contes, që është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për lojtarin.
Morata ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Realit në këtë stinor të La Ligës.

