Mbrojtësi i Fiorentinës, German Pezzella, thotë se Davidi Astori do të jetë gjithmonë kapiteni ynë.
Pas vdekjes së papritur të Astorit, tashmë Pezzella është bërë kapiten i ri i Fiorentinës e cila prej asaj dite ka fituar 4 ndeshje rresht, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.
“Kuptuam se duhej të jepnim më shumë se maksimumin tonë. Duke u bërë kapiten? Është një nder i madh, por ajo që ka më shumë rëndësi është dhënia e gjithçkaje për këmishën dhe ndihma për djemtë e rinj.”, tha fillimisht lojtari për Tuttosport.
“Astori? Ishte shumë e vështirë te jetosh pa atë. Davide është atje së bashku me ne në dhomën e veshjes dhe në palestër, gjithashtu fotografia e tij është atje. Ia kam besuar shqetësimet e mia Davidit dhe ai ka qenë dhe do të mbetet kapiteni ynë”, përfundoi fjalën i përlotur.
Kujtojmë që para një muaj Davide Asotri vdiq në hotel pas një sulmi në zemër pak orë para se Fiorentina të zhvillonte ndeshjen kundër Unideses.
/ SYRI.net /