Morina: Demarkacioni nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë
Në InfoMagazine të Klan Kosova të ftuar janë juristi Vigan Qorrolli dhe analisti Bajrush Morina, për të folur për debatin e së mërkurës për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas Morinës ky debat nuk solli asgjë nga ajo që pritej për të kuptuar se çfarë po ndodhë me demarkacionin. Ai shtoi se çështja e shenjzimit të kufijve nuk është vetëm përgjegjësi e Qeverisë.
‘’Ajo që po më pengon mua është se po përkufizohet problemi vetëm tek Qeveria.’’
‘’Thua që vetëm Qeveria po humbet 8 mijë hektarë.’’
‘’Jo, demarkacioni nuk është problem që ka lind para 11 muajsh, ka lindur kohë më parë e ku ishit ju, ku ishin këta ekspertë.’’
‘’Problemi është se çështja e demarkacionit nuk është vetëm përgjegjësi e Qeverisë. Aty po humbet hektarë i gjithë shteti i Kosovës, pa dallime.’’
‘’Debati i djeshëm prodhoi vetëm fjalë, nuk prodhoi asnjë rezultat.’’
‘’Çështja e debatit është dasht të sjell një vendim të qartë, kemi humb hektarë apo nuk kemi humbë.
‘’Ai debat dje ka krijuar paqartësi.’’
‘’Cka fituan qytetarët eKosovës, debate të tilla kemi pa edhe në Kuvend, madje a kemipa edhe fyerje dhe gaz lotsjellës.’’
‘’Ky debat është i vonuar dhe ky vendim i qeverisë është shumë i shpejtuar, sepse ka paqartësi ende tek opinioni se a po humbim apo jo.’’
‘’Prandaj unë shumë dyshoj tek fuqia politike e këtij sovrani, sepse nëse ky Kuvend merr një vendim dhe e ratifikon këtë demarkacion dhe më pas del dhe tregon se po humbim kaq hektar atëherë nuk është sovrane dicka e tillë.’’, ka përfunduar Morina në Info Magazine, njofton Klan Kosova.