Morinë-Kukës, arrestohet kosovari, i dënuar në Zvicër për trafik droge

271
fresco

Policia ka arrestuar në zonën kufitare Morinë-Kukës, një persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarë, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër.

Pajtim Shala, 27 vjeç, banues në Kleqke të Kosovë, u kap në hyrje të PKK Morinë, Ku gjatë regjistrimit në sistemin rezultoi shtetas ” i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga autoritet Zviceriane.

Ai ishte dënuar në Zvicër me 2 vite e 8 muaj burg për trafik droge.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

Comments