Mos i leni fëmijët të shpenzojnë kohë nëpër rrjetet sociale

246

Prindërit duhet të ndalojnë fëmijët e tyre që të mos e teprojnë me përdorimin e mediave sociale, dhe konsumimin e kohës së tyre vetëm në internet, ka paralajmëruar komisionerja e fëmijëve Anne Longfield.

Në një intervistë së fundmi ajo ka kritikuar mënyrën se si gjigantët e mediave sociale janë duke nxitur fëmijët që të shpenzojnë kohë në internet.

Ajo ka thënë që prindërit duhet të jenë me proaktiv në ndalimin e fillimit të pushimeve të fëmijëve pranë kompjuterit, telefona të mençur apo tableteve.

Longfield ka nisur një kampanjë për të ndihmuar prindërit me këtë çështje.

Ajo ka krahasuar qëndrimin e tepërt online me të ushqyerit e dobët.

“Asnjë prind nuk dëshiron që fëmijët e tyre të mos ushqehen shëndetshëm. Për arsyet e njëjta ata nuk do të duhej të lenin fëmijët e tyre të shpenzojnë kohë online” ka thënë Longfield.

Comments