Mos-koordinimi i institucioneve huton qytetarët

214

shtylle4-500x380

Në kushte të krizës dhe kur ka viktima, opinioni nuk guxon të merr informacione të dozuara. Ekspertët nga fusha e komunikologjisë detektojnë moskoordinim të institucioneve të sistemit. Në situatë kur vërshimet morën jetë njerëzish, informacione zyrtare patjetër duhet të ketë dhe ato të jenë të sakta dhe të vërteta. Obligim i institucioneve është që të sigurojnë informacione në kohë, që mos të përhapen dezinformata, ndërsa publiku i gjerë të ketë pasqyrë të qartë për atë se çfarë është ndërmarrë, kush është fajtorë dhe cilat janë pasojat, vlerësojnë ekspertët. “Aksioma e famshme thotë se në mungesë të informacioneve, dezinformatat bëhen lajm. Kjo assesi nuk duhet të lejohet. Institucionet, ose të gjithë ata që kanë çfarë të thonë dhe janë përgjegjës të japin përgjigje rreth ngjarjeve, duhet të jenë, edhe njëherë do të potencoj, duhet të jenë mirë të koordinuar mes vete që të dalin me përgjigje objektive që mos të krijohet vakum në informimin r opinionit që shkakton spekulime”, deklaroi Marina Tuneva, profesoreshë e marrëdhënieve me opinionin. Komunikimet në gjendje krize janë më të vështira, shpjegon eksperti i marrëdhënieve meopinionin, Goce Paçemski. Edhe në pjesën e marrëdhënieve me opinionin sipas tij institucionet duhet të jenë të gatshme që t’u përgjigjen sfidave. “Ka parime të cilat bazohen në saktësi dhe vërtetësi, këtu nuk ka improvizim dhe dozim t = informacioneve. Në situata të këtilla komunikimi mund të ndihmojë shumë, por mund edhe të
prodhojë efekt të kundërt nëse nuk i respektoni këto parime. Nëse lini gjëra anash, nëse nuk komunikoni në kohë me opinionin, atëherë mund të ketë pasoja të cilat dinë të jenë edhe fatale”, deklaroi Goce Paçemski – “Imixh PR”. Sipas ekspertëve moskoordinimi i institucioneve mes vete është shkaktari kryesorë që plasohen informacione gjysmë të kontrolluara apo që merret vendim që fare të mos informohet opinioni.

Comments