
Urim SALIHU
Ju na ” kërcënoni” por mos mendoni se do kemi frikë.Ne vetëm mund të reflektojmë.Sa më shumë që dilni me thirrje raciste , aq më shumë na bëni t’ju urrejmë.Më mirë gabimet ti kishit lënë me kaq, do kishit një shteg.Fakti që po shkoni drejt humnerës, nuk do shkojmë edhe ne.Veprimet e fundit kur rrihen edhe gazetarë tregon se ku ndodhemi si shoqëri.Ndërkombëtarët e kanë parë më fytyrën e vërtetë.
Mos na kërcënoni sepse për dallim nga ju ne jemi evropianë dhe pro amerikanë.Mos na kërcënoni sepse miliona shqiptarë kemi përreth.Ne ua dhamë mundësinë të jeni shtet ndërsa ju doni vetë t’a shkatërroni atë por duke na goditur neve .Përgjegjësia bie mbi ju për gjithcka.Kur do doni të ndreqni atë që po prishni, do jetë tepër vonë.
Për dallim nga ju ne nuk ndërtojmë përmendore, sepse ne jemi historia vetë.Ne nuk i kemi komplekset tuaja që shkojnë deri aty sa nuk ta kap dot mendja .
Dhe mesazhi për maqedonasit ose një pjesë të tyre është: Në vend të kërcënimeve, në vend të luftës suaj për pushtet midis jush, mos i nxirrni mllefet me shqiptarët dhe të drejtat që u takojnë.Ndryshe do përfundoni si mjelma që përpara se të jep shpirt shkon të këndojë për herë të fundit këngën e vet plot melankoli dhimbje dhe trishtim.Ankthi që e krijoni vet, do ketë një kosto për vetë ju që e izoloni të ardhmen, shtetin, dhe perspektivën evropiane.Cfarë keni midis jush, shqiptarët t’i mbani larg.Nuk i durojmë më fyerjet tuaja ekstreme që na neverisin.Dhe kërcënimet tuaja nuk na frikësojnë por na bëjnë t’ju urrejmë më shumë.

