Mos qoft kush në lëkurën e Mickovskit

315
fresco

Urim SALIHU
Kur VMRO bëhej “kampion” përmes kurdisjeve të rezultateve, të paktën siç i thonin pandërprerë oponentët politik, atë kohë Mickovski mbase ishte vetëm një njeri që s’kishte asnjë ndikim dhe aq më tepër të besonte se do drejtonte një parti të madhe maqedonase një ditë.T’a drejtonte atë në momentet më delikate që nga themelimi.

Por tashmë kur ai ka në kontrollë partinë gjithnjë me doza rezerve nëse e ka në kontrollë të plotë, ka një betejë të brendshme secilën ditë.Ai duhet të bindë të gjithë që është një politikan i moderuar.Nëse se bën këtë, a akoma s’ka dhënë as shenjat më të vogla ,ai do jetë një kryetar tranzicioni ,do jetë formalisht dhe do jetë i ngjajshëm sic dikur LSDM-në e merrnin për t’a drejtuar Buckovski,Sheqerinska dhe disa të tjerë që përvecse nuk luftonin në mënyrë të barabartë gjatë proceseve zgjedhore, por s;mund ta fshihnin ndikimin e tyre të ulët në parti e elktorat dhe s’fitonin dot.Jo vetëm që s’fitonin, por e bënë LSDM-në një grimcë parti.
Tani është referendumi.Zaev nuk është se e ka mirë, por për dallim nga kundërshtari i tij politik është shumë më komod.Zaev të paktën ka aleatë, ndërsa Mickovski jo.Ai ka kundërshtarë të shumtë edhe në partinë e tij që se ndjejnë se ai është i duhuri për ta drejtuar VMRO-në.Mickovski të jetë i moderuar do ketë përplasje me nacionalistët që i ka brenda në parti.Të jetë radikal do përfundojë si liderët e dikurshëm të LSDM-së që mezi arrinin ti kenë 30 deputetë,por edhe si paraardhësit e tij partiak.
Mickovski betejën më të madhe politike e ka në fund të këtij muaji.Referendumi për të është fortesa më e madhe që duhet ta tejkalojë.Të bëjë thirrje për ta refuzuar PO-në dhe të bojkotojë apo të jetë në një linjë me të tjerët që ta mbështes po referendumin?!.Kjo është ajo që atë e trazon politikisht.
Kjo e dyta pra mbështetja e referendumit ,i jep një shansë karierës së tij politike dhe për të forcuar ndikimin opozitarë.Bojkoti për referendumin mund ta bëjë ” patriotë” te një pjesë e maqedonasve por do ta izolojë politikisht.

Mos qoft kush në lëkurën e Mickovskit që më shumë se cdo gjë tjetër i shkon ajo thënia pak kërcënuese:” Hip se të vrava,zbrit se të vrava”.

Comments