MOST INFORMON PËR PARREGULLSITË E PARA

321

Sipas informacioneve të mbikëqyrësve dhe koordinatorëve rajonal të Asociacionit MOST, janë hapur të gjitha vendvotimet ku MOST ka monitoruesit e vet. Vendvotimi me numër 1036 në Komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë. Vendvotimi me numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Deri tani, është vërejtur se në Komunën e Radovishit, një votues ka fotografuar fletëvotimin me celular. Këshilli zgjedhor nuk e ka vërejtur dhe nuk ka reaguar.  Në komunën Gjorçe Petrov, një votues ka fotografuar fletëvotimin, ndërkohë që është thirrur policia.

Comments