Moti i acartë, situata do të përkeqësohet në fundjavë

188

Moti i acartë, situata do të përkeqësohet në fundjavë

Acari dhe dëbora kanë pushtuar një pjesë të konsiderueshme të vendit, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme situata të përkeqësohet.

Sipas meteorologëve, temperaturat nën zero gradë Celsius dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin gjatë fundjavës një situatë problematike në mbarë territorin e vendit.

Zonat më problematike, sipas meterologëve do të jenë, Peshkopia, Bulqiza dhe Kukësi ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 e -20 gradë Celsius.

Ndërsa në Tiranë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie me minus 5 deri në minus 7 gradë Celsius.

Comments