Moti i keq, 200 mjete të bllokuara prej 5 orësh në rrugën e Arbrit

297

Prej 5 orësh rruga e Arbrit vijon të jetë e pakalueshme, ku deri më tani janë bllokuar 200 makina.

Bëhet me dije se mjetet janë bllokuar në Qafën e Murrizit.

Moebel THEMA

Të bllokuar për disa orë janë makina, fugonë dhe kamionë.

Tre borëpasturese janë në vendngjarje dhe kanë nisur për ta hapur rrugën dhe për ta kripozur për të bërë të mundur kalimin e mjeteve.

Policia më herët apeloi të gjithë drejtuesit që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Comments