Moti i lig përmbytje edhe në Seravë, Gazi Babë dhe Dizhon

212

Këto janë pamjet në lagjen Gazi Babë dhe Seravë të Shkupit, një ditë pas rreshjeve intensive të shiut që kapluan kryeqytetin.
Shumë qytetarë nga këto zona mbrëmë u gjendën  nën ujë, i cili  shkaktoir dëme të mëdha materiale.
Qytetarët dhe ekipet e disa ndërmarjeve publike pastronin  oboret dhe përpiqeshin të çbllokojnë rrugët.
“24 orë që jemi këtu. Shiu i rëmbyeshëm ka shkaktuar shumë dëme në rrjetin kanalizues”…
“Frigoriferat, makinën e larjes së rrobaeve dhe gjitha sendet shtëpiake, produktet ushqimore janë përmbytur  dhe plotë me ujë. Gjithashtu dhe dy dollapet që i patëm në podrum prej mbrëm janë prishur. Shihni frigoriferin e madhë si ka mbetur i lakuar nga uji i mbrëmshëm”…
“Shumë vështir kemi kaluar mbrëm me vërshimet, gjithë natën kemi qenë të përmbytur jo veç ne po  e gjithë lagja. Uji në ka hyrë nëpër dhoma dhe si po e shihni vet thasat me rërë kanë qenë këtu por nuk kanë ndihmuar për të pasur më pak dëme. Me tjera fjalë këtu ka qenë pishin”…
“Kur erdha unë këtu prej kanalizimi i banjës dilke ujë. Unë nuk jetoj këtu por erdha t’i ndihmojë motërs se me telefonoi se ishte përmbytur mbrëm”, thanë qytetarët e anketuar.
E njëjta situata është edhe në  lagjen “Dizhon”. Shiu i mbrëmshëm shkaktoi dëme edhe te xhamia dhe në disa shtëpi të tjera.
“Ne mbrëm deri orës 12 e pastruam uji që ka hyrë në xhami. Kemi dëme, tapetat e xhamisë janë lagur. Rreth 12 sanimetra kishte hyrë uji në këtë xhami”…
“Këtu ka hyrë uji në të dyja dhomat te oborin e kësaj shtëpie. Unë këta persona i kam koishi dhe mund të themë se mbrëm këtu ka pasur rreth 50 santimetra uji”, thanë qytetarët e anketuar.
Për shkak paralajmërimit se gjatë natës priten rreshje të reja të shiut, shumë qytetarë blenin thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë.
“Për shkak të vërshimeve të mëdha jemi duke shitur rërë në thas. Ka interesim të madhë për këtë. Prej orës 10 të mëngjesit e deri tani janë shitur rreth 200 thash me rërë ose 15 kubik rërë, ndërsa sot do të punojmë deri sa ka punë”, tha Fati Asani, shitës.
Komuna e Çairit veçmë ka formuar Shtabin e Emergjencës i cili  duhet ti përcaktojnë detyrime me të cilën do ti ndihmojnë banorët e kësaj komune të prekur nga vërshimet.
Është në planë të hapet një Qendër  te salla e “Partizanit”për grumbullimin e ndihmave në ushqim dhe veshmbathje për banorët e përmbytur.
Gjithashtu Komuna e Çairit ka shpërndarë dhe 5 pompa për heqjen e ujit.
Comments