Motra e Fidel Kastros:‘ Nuk do marr pjesë në funeralin e vëllait tim’
Juanita Kastro, motra e diktatorit Fidel Kastro, i cili vdiq të premten në moshën 90-vjeçare, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në varrimin e të vëllait të saj.
Ndërkohë që në vend janë shpallur 9 ditë kombëtare dhe disa shtete të tjera i janë bashkuar zisë, një nga njerëzit më të afër të Presidentit të ndjerë nuk do të marrë pjesë në varrim.
Juanit ka jetuar në Miami të Shteteve të Bashkuara që prej vitit 1965, pasi akuzoi të vëllanë se e kishte kthyer Kubën në një “burg të madh të rrethuar nga uji”.
Të shtunën, ajo deklaroi se dhimbja e vdekjes së vëllait të saj solli plagë të vjetra në sipërfaqe. Ajo tha se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në funeral dhe se nuk kishte plane për të shkuar në Kubë.
Juanita Kastro tha se gjatë këtyre viteve kishte luftuar me mërgimtarët e tjerë kubanezë kundër regjimit dhe se “respektonte ndjenjat e tyre”.