Jose Mourinho ishte i gatshëm që në verën e kaluar ta transferoj Willianin nga Chelsea.
Trajneri i Manchester United kishte tentuar që ta transferonte mesfushorin brazilian, por që skuadra londineze i kishte bërë me dije se lojtari nuk është për shitje.
Willian ka folur rreth mundësisë së transferimit tek rivali i Chelseat, ku ai tha se ai ndihet shumë i lumtur në “Stamford Bridge” dhe nuk e ka ndërmend të largohet, transmeton ORAinfo.
“Në media po shkruhet gjithçka, unë ndihem si në shtëpinë time, nuk dua të luaj për ndonjë skuadër tjetër. Jose është trajner i madh, por unë dua të luaj edhe për shumë vite në klub dhe qëllimi im është që të fitoj sa më shumë trofe”, ka thënë Willian.