Mourinho: E merituam fitoren kundër Cityt


Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka insistuar se ekipi i tij e meritoi fitoren në derbin e Kupës së ligës kundër Manchester Cityt.
Portugezi ka deklaruar se lojtarët punuan shumë që të këndellen nga humbja 4 me 0 nga Chelsea dhe arritën rezultat pozitiv kundër rivalëve lokalë.
“Lojtarët bën gjithçka dhe e merituan fitoren. Ne jemi të lumtur”, ka thënë Mourinho.
“Në vikend gjithçka ishte kundër nesh, por ne jemi profesionistë. Fansat lanë prapa rezultatin negativ dhe sot ishte mundësi e mirë për të qartësuar gjërat sepse ishte derbi me eliminim dhe fitorja është ndjenjë e mirë”.