“The Sun” raporton për një takim mes Mourinhos dhe Pogbas, në zyrat e trajnerit në Carrington, që rezultoi me portugezin duke i rikujtuar mesfushorit francez se është ai që komandon në Manchester United.
Sipas informatave të publikuara, Pogba kishte shfaqur pakënaqësi ndaj Mourinhos për taktikat e përdorura nga trajneri dhe gjithashtu në nivel personal, me problemet e tij për tu përshtatur me pozicionin në të cilin ai ishte duke luajtur.
Mbledhja përfundoi me Mourinhon duke i thënë Pogbas gjatë largimit nga zyra, të shikoj shenjën që tregon fjalën “trajner” në derë: “Unë jam bosi”.
Informata të tjera në Angli flasin se, Raiola do të bënte një lëvizje të lojtarit francezit por se paga e lojtarit do të ishte pengesa më e madhe për një transferim hipotetik.
Pogba ka qenë zëvendësues në disa nga ndeshjet e fundit, dhe edhe kur ka qenë startues ai është zëvendësuar disa herë. Për momentin francezi nuk duket si një futbollist i padiskutueshëm për Mourinhon.

