Mourinjo, tregon arsyen pse la në stol Wayne Rooneyn

Trajneri i Manchester United, Mourinjo, ka zbuluar se Wayne Rooney “ndjeu diçka” në trajnim në ditën e Krishtlindjeve, e cila e detyroi atë të humbasë ndeshjen e sotme ndaj Sunderlandit.
Rooney është lënë çuditërisht jashtë ndeshjen e sotme kundër “macës së zezë” pasi ndihmoi Mourinhon në fitoren 2-0 kundër West Browich Albion, javën e kaluar, transmeton indeksonline.
Mourinho iu gëzua rikthimit të Henrikh Mkhitaryan të shtunën, i cili ishte në stol si zëvendësues ‘pas një dëmtimi në kavilje i pësuar kundër Tottenhamit, por mungesa e Rooney ka habitur shumë.
Duke folur pak para ndeshjes, Mourinjo tha gazetarëve se Rooney ka pasur nje tërhje në kofshë në stërvitjen e së dielës dhe kështu trajneri portugez ka vendosur të mos rrezikojnë atë.

