MPB: 1143 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 905 persona
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 905 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 120 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.
Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim nga ku nuk janë regjistruar shkelje të këtyre masave.
Nga MPB gjithashtu informojnë se 1143 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.