MPB: 6 viktima në aksidente trafiku brenda 4 ditëve në Maqedoni – respektoni rregullat
Gjashtë persona e kanë humbur jetën në 4 ditë në aksidente trafiku. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga fillimi i vitit, deri në fund të tetorit janë shënuar 115 viktima. MPB-ja thekson së statistikat janë shqetësuese pasi nuk bëhet janë rezultat i katastrofave natyrore ose konflikteve luftarake, por rezultat i sjelljes në trafik. Statistikat tregojnë se shkaktarët kryesorë të aksidenteve me pasoja fatale para së gjithash janë mosrespektimi i rregullave, përkatësisht shfrytëzimi i celularëve gjatë vozitjes, vozitja me shpejtësi mbi të lejuarën dhe nën ndikimin e alkoolit. MPB-ja paralajmëron kontrolle të shtuara në terren. /Alsat.mk
