MPB, arrestohet një person që publikoi matriale të përgjuara

282
fresco

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, mbrëmë është arrestuar një person me inicialet L.P, për shkak të publikimit të materialeve të përgjuara në rrjetet sociale…

Nga MPB thonë se personi po mbahet në stacionin policor me kërkesë të PSP-së, por për shkak se bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk publikojnë informacione më të detajuara.

Në rrjetin Youtube nën kanalin “Nikolla Teslla” janë publikuar audio-inçizime private të personave të njohur në sferën e gazetarisë dhe politikës, pas çka kanë pasuar reagime dhe ankesa.

Comments