MPB do të lëshojë letërnjoftime edhe gjatë fundjavës

222

Gjitha departamentet për punë administrative të MPB-së do të punojnë edhe më 28 dhe 29 tetor, me qëllim që qytetarët që nuk posedojnë të mund të marrin letërnjoftime dhe të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale (29 tetor).

Gjitha kërkesat e për dhënin e letërnjoftimit (e dëmtuar, e humbur ose e vjedhur) me procedurë ligjore do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet për punë administrative.

Siç njoftojnë nga MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30.

Menjëherë pas aplikimit për letërnjoftim, Departamenti për Informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë në sektorin kompetent.

Në ditën e zgjedhjeve (29 tetor) Departamenti për Punë Administrative do të punojë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve, edhe atë prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

Comments