MPB e Serbisë: Thaçi kishte fletë arrest për terrorizëm


Ministria e Punëve të Serbisë me një komunikatë për medie ka thënës se Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Mitrovicës, është arrestuar sipas fletë arrestit të lëshuar nga një gjykatë në Serbi, transmeton Koha.net.
Në njoftimin e MPB të Serbisë lidhurme këtë arrestim thuhet:
“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar N.Th. (1976) nga Ferizaj në bazë të fletë arrestit sipas urdhrit të Gjykatës së Lartë në Nish për vepër penale, terrorizëm.
N.Th. është arrestuar mbrëmë rreth orës 20, vendkalimin administrativ në Konçull, me rastin e dhënie së vërtetimit për hyrje në Serbinë qendrore.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, N.Th. është dërguar në paraburgim”.