MPB, kërcënohet një përfaqësues i KShZ-së

Një përfaqësues i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mbrëmë, 45 minuta pas mesnate, ka paraqitur në policinë e Manastirit një rast kërcënimi nga një gazetë ditore…
Siç njoftuan nga MPB-ja, dje rreth orës 16 e 33, përderisa me dy persona tjerë ka udhëtuar për në Manastir për shkak të vëzhgimit të shtypjes së materialit zgjedhor, në telefonin e tij zyrtar është paraqitur një person nga një gazetë ditore.
“Personi e ka pyetur se pse e ka refuzuar ofertën për shtypjen e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në gazetë. Por, paditësi është përgjigjur se ka pasur ofertë më të mirë nga një gazetë tjetër ditore. Gjatë bisedës, paditësi e ka kuptuar se është duke biseduar në interfon, ku gjatë bisedës me një person tjetër që është paraqitur si kryeredaktor i një gazete ditore. Ai i ka thënë se nuk guxon që të jetë kundër publikimit të listave të kandidatëve dhe njëherit iu është kërcënuar me komprometimin e personalitetit me publikimin e gënjeshtrave dhe të pavërtetave në gazetë, nëse nuk i publikojnë listat në gazetën e tyre”,- thuhet në njoftimin e MPB-së.