MPB: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në automjetin tek Ambasada e SHBA-së

141
fresco
midle
Ministria e Punëve të Brendshme sot konformoi se mbrëmë nga Ambasada Amerikane në Shkup është denoncuar se ka një automjet të dyshimtë në parkingun e Ambasadës.
Siç informojnë nga MPB për MIA-n, ekipi i tyre menjëherë është dërguar në terren ku ësht bërë verifikimi i automjetit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Automjeti siç thonë nga MPB, është marrë për verifikim të mëtjeshëm.
Ambasada e SHBA-së në Shkup sot konfirmoi se dje ka pasur një automjet të parkuar në rrugën para Ambasadës që shkaktoi shqetësim dhe për këtë arsye është kërkuar intervenim i Ministrisë së Punve të Brendshme.
“Kërkuam përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brednshme dhe njësitë e Ministrisë reaguan në mënyrë përkatëse. Automjeti ishte mënjanuar pa incident. Ju drejtojmë në MPB për çfarëdo informacionesh lidhur me rrjedhën e hetimit”, citohet në informacionin e Ambasadës.
Gjithashtu shtohet se ky rast nuk ka lidhje me problemet që kanë me linjat telefonike.
Dje, Ambasada e SHBA-së në Shkup ka publikuar në rrjetet sociale se linjat telefonike i kanë të ndërprera.
“Linjat telefonike të ambasadës momentalisht nuk janë operative. Nëse e keni urgjent dhe keni nevojë për ndihmë, kontaktoni Qendrën operative të Departamentit amerikan të Shtetit në +1-202-647-1512”, thekson Ambasada e SHBA-së në Tuiter-in e publikuar.
Comments