MPB: Nuk kishte incidente të theksuara

Nga hapja e fletëvotime deri në orën 13:00, sipas Shtabit operativ të MPB-së nuk ka incidente më të mëdha, ndërsa janë evidentuar disa më të vogla, në të cilat në mënyrë përkatëse është intervenuar.
Drejtori e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në konferencën e sotme për shtyp informoi se siguria publike është stabile dhe të gjitha rastet të cilat janë proceduar janë izoluar dhe policia është maksimalisht e fokusuar dhe vazhdon në mënyrë efektive me punë parandaluese dhe intervenim.
Ndihmësministri i sektorit për marrëdhënie me opinionin, Jordan Lamanovski, në konferencën për shtyp informoi se në rajonin e SPB-së Shkup në vendvotimin 2556 është ndërprerë votimi në orën 8:27, për shkak se një votues pasi që ka votuar e ka fotografuar fletëvotimin dhe e ka shqyer atë. Personi është arrestuar në stacionin e policisë Gjorçe Petrov dhe votimi është vazhduar në orën 08:47 minuta.
“Në vendvotimin në Sh. F. “Petar Zdravkovski Penko” në Shkup para fillimit të votimit në 100 metra nga vendvotimi ka pasur grafite të shënuara me mesazh politik. Në Vallandovë në vendvotimin 0281, një person pasi që ka votuar e ka fotografuar fletëvotimin. Në Çair është arrestuar një person me automjet që në vendin e targave ka shënuar patrullë politike. Janë evidentuar edhe parregullsi të tjera si agjitim apo transportim të votuesve”,– thuhet nga MPB.