MPB: Për rrahjen afër Bit Pazarit, bisedë me 10 persona

235

Në stacionin policor Bit Pazar është realizuar bisedë me dhjetë persona për incidentin e mbrëmshëm në bul.”Kërste Misirkov” në autobusin e NQP nr.50.

Është biseduar me shtatë minorenë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.

Tre të lënduarit në rrahje pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person.

Siç informuan, një grup njerëzish mbrëmë kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup tek 26 Korriku, kanë shkaktuar aksident të autobusit dhe kanë vazhduar me rrahjen në stacion.

SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Comments