MPB sërish del me sqarim për praninë e shtuar policore në Brezë



Pas përhapjes së panikut nga disa media se po zhvillohet aksion policorë në fshatin Brezë të rrethinës së Shkupit dhe se i njejti ka të bëjë me mundësinë që në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të ketë fluks të madh të migrantëve të huaj, Televizioni SHENJA kontaktoi Ministrinë e Punëve të Brendshme nga ku e mohojnë një gjë të tillë.
Nga Ministria thonë se ky nuk është një aksion policor, por është një aktivitet i caktuar i Kadastrës, të cilët për shkak të terrenit problematik, kanë kërkuar asistencë nga policia. Nga kjo ministri poashtu thonë se nuk është asgjë spektakolare dhe se bëhet fjalë vetëm për një punë normale të kadastrës, prandaj nuk ka aspak vend për panikë.