MPB: SPASOV KA SHKAKTUAR DY AKSIDENTE DHE KA IKUR NGA VENDI I NGJARJES

205
fresco
midle

Mbrëmjen e së premtes në lagjen “Taftalixhe” një veturë zyrtare ”Tuareg”, ka goditur disa vetura të parkuara në rrugën “ Allzhirska”. Nga ana e nëpunësve policor, personalisht dhe drejtpërdrejtë është konfirmuar se nga automjeti “Tuareg”, pronësi e Agjencisë për punësim, ka dalë D.S. dhe bashkëudhëtarja T.K. Sipas informacioneve, drejtues i veturës ka qenë zv/ministri Për Punë Dhe Politikë Sociale, Dime Spasov. Policia ka konfirmuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident, dhe se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas fakteve të zbardhura nga MPB, D.S dëme ka shkaktuar në disa ndalesa dhe jo vetëm në një. Nga kabineti i Spasovit dolën me reagim, ku nuk e demantojnë aksidentin, por thonë se ka ndodhur në rrethana të tjera.

Comments