MPJ konfirmon incidentin, do të merren masa ndaj zyrtarëve

99

Image result for MPJ konfirmon incidentin, do të merren masa ndaj zyrtarëve

Moebel THEMA

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar një përleshje fizike për arsye banale që ka ndodhur mes Sekretarit të kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, dhe një zyrtari të lartë, Vlorat Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar  për Express, Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj i cili edhe ka paralajmëruar masa.

“Po ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë cfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disciplinor do të mblidhet dhe pezulloj të dy zyrtarët ” ka thënë Prenkaj/Gazeta Express/.

Comments