MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë në mesin e turistëve të evakuuar në Greqi

239
fresco

Deri më tani vetëm një familje nga Maqedonia e cila është me pushime në Halkidiki, Greqi ka kërkuar ndihmë në Konsullatën në Selanik. MPJ njofton se anëtarët e kësaj familje janë jashtë rrezikut.

Nga MPJ kumtuan gjithashtu se nuk ka shtetas të Maqedonisë në mesin e turistëve të evakuuar.

Në konsullatën e Maqedonisë në Selanik është vënë në funksion numri i telefonit 00306987200410 , në të cilin mund të paraqiten shtetasit e Maqedonisë në rast nevoje, informojnë nga MPJ.

Comments