Muaji i ardhshëm vlon nga seancat gjyqësore për përgjimet, ja kush do të gjykohet!


Gjatë muajit të ardhëshëm në Gjykatat e Shkupit
janë caktuar që të mbahen seancat gjyqësore për proceset që paraqesin interes të madh për opinionin në Maqedoni, ku ndër to është rasti “Puç” për ndodhitë në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013, si dhe rasti “Lagja e Trimave”, shkruan Meta, transmeton Zhurnal.
Gati se gjitha seancat në fjalë kanë të bëjnë me rastet që në mënyrë direkte ose indirekte jan të lidhura me bisedat e përgjuara, protestat si dhe me krizën politike në vend. Ndër të akuzuarit janë edhe liderët e dy partive më të mëdha politike, ndërsa akuzat ndaj tyre

Më 1 nëntor duhet të mbahet seanca e rastit Puc në të cilin mes të akuzuarve është dhe ish drejtori i kundërzbulimit Zoran Verushevski së bashku me liderin e opozitës Zaev, ky rast është tek prokuroria speciale ndërsa dëshmitarë i vetëm është Nikolla Gruevski, e sipas marrëveshjes mes PPS dhe gjykatës nëse seanca nuk mbahet më 1 nëntor do vazhdojë me 3 nëse nuk mbahet dhe me 3 atëherë me 7 nëntor.
3 nëntor vazhdon seanca për rastin Lagje e Trimave nga maji i vitit të kaluar.
10 nëntor seancë ndaj gazetarit Zoran Bozhinovski i cili akuzohet për spiunim.
14 nëntor seancë ndaj aktivistit Pavle Bogoevski i cili është i akuzuar se gjatë revolucionit laraman ka dëmtuar objektin e ministrisë së kulturës.
21 nëntor seancë për rastin e komunës qendër derisa të akuzuar në këtë rast janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski.
22 nëntor seancë për rastin Mitmarrje i akuzuar është Zoran Zaev për 163 mijë euro nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov, transmeton Zhurnal.