Muhamed Zekiri: Bashkë me maqedonasit do ta ndërtojmë Maqedoninë

238
fresco
midle

muhamed-zekiri

Muhamed Zekiri, gjatë viteve të fundit është një gazetar në gazetarinë politike. Me emisionin e tij ‘Rruga drejt..’ e fitoi publikun maqedonas dhe shqiptar, ndërsa Tv Alsat në kohën e tij u ngrit në kreun e shikueshmërisë së programeve informative për shkak të paanshmërisë së tij dhe profesionalizmit si kryeredaktor, shkruan Fokus.

Vitin e kaluar Zekiri kaloi në Tv Shenja, ku e vazhdoi angazhimin e tij si gazetar, por para disa javëve opinioni u befasua nga hapi i tij që t`i bashkohet LSDM-së opozitare.

Zekiri u zgjedh si anëtar i Bordit Qëndror dhe Ekzekutiv të partisë, që ka nxitur komente dhe thashetheme të shumta, transmeton TetovaSot.

Prej atëherë ai u bë cak i kurirëve të cilët po e ndjekin secilin hap të tij duke publikuar fotografi dhe rrëfime spekuluese, qëllimi i të cilave është që ta vrasin kundërshtarin politik, ndërsa opozitën ta tregojnë si tradhtare.

Për Fokus, Zekiri ka folur për luftën e medieve dhe për fotografinë famoze të incizuar në Gjeneral Jankoviq, për deklaratën e Zaevit për përdorimin e gjuhës shqipe që u prit me plumba nga propaganda qeveritare, për patriotizmin e rrejshëm të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, për shanset e LSDM-së dhe qytetarëve që të fitojnë për Maqedoninë me 11 dhjetor.

Comments