Muhamed Zeqiri po feston,Zoran Zaevit i jepet “ok” nga LSDM për mandatar

269

Fotografia e Muhamed Zekiri
Zoran Zaev do të jetë mandatari për formimin e qeverisë së re në ndërkohë që disa parti shqiptare përfshirë edhe BDI-në kanë thënë se do t’i japin nënshkrimet që t’i hapet rruga për ta formuar një qeveri ose të pakicës, ose me spektër më të gjerë përfshirë më shumë subjekte shqiptare transmeton Faktiditor.ch.Por zgjedhja e mandatarit në mbledhjen qendrore të së dielës, duket se ka vijuar në një atmosferë relaksuese edhe për deputetin dhe anëtarin e kryesisë qendrore të LSDM Muhamed Zeqiri që duket i buzëqeshur në këtë fotografi.

Përndryshe pas nënshkrimeve fillon faza tjetër që është në dorë të Presidentit Ivanov për t’i dhënë mandatin partisë së dytë më të madhe fituese në kampin maqedonas për shkak se VMRO fituese dështoi të formojë qeverinë për shkak të refuzimit të disa pikave kryesore sic është SPS dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe./Faktiditor.ch/

Comments