Muhamed Zeqiri: ” Zhivaljevic e përshëndet VMRO-DPMNE-në dhe Sinishën e agjencionit të kundërzbulimit”

249

Ish këshilltari për siguri në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni Goran Zhivaljeviq sonte i mohoi pohimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Parlament gjatë incidentit më 27 prill transmeton Faktiditor.ch.

Në ndërkohë për këtë cështje është shprehur edhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri përmes rrjetit social facebook duke thënë se :” Zhivaljevic e përshëndet VMRO-DPMNE-në dhe Sinishën e agjencionit të kundërzbulimit”

Zhivaleviç mohon deklaratat e VMRO DPMNE-së

Ish këshilltari për siguri në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni Goran Zhivaljeviq sonte i mohoi pohimet e VMRO-DPMNE-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë miratim të hyjë në Parlament gjatë incidentit më 27 prill.

“Prania ime në Kuvend nuk ishte sekret, dhe as në fshehtësi. Misioni im nuk ishte sekret, as me qëllim të keq, e për më tepër, shërbimet e Maqedonisë kanë pasur dijeni”, deklaroi Zhivaljeviq për Tanjug.

Ai potencoi se për qëndrimin në Kuvend ka marrë aprovim nga këshilltari për siguri i presidentit të Maqedonisë, Sinisha Aleksovski.

“Ai njeri e dinte shkakun pse isha atje dhe për atë ishte i informuar. Misioni im atje nuk ishte sekret dhe ishte me qëllim të mirë lidhur me sigurinë e Maqedonisë, ndërsa në kontekst të bashkëpunimit të cilin e kemi me shërbimet e sigurisë së Maqedonisë”, theksoi Zhivaljeviq.

Ai pohon se në kumtesën e VMRO-DPMNE-në me qëllim anashkalohet instanca President i Republikës, transmeton MIA.

“Paraqitja ime për aktivitet atë mbrëmje, më 27 prill, i ishte drejtuar vetë Kabinetit të Presidentit dhe këshilltarit të tij për siguri”, thotë ai.

Comments