Muharrem Salihu shpall kandidaturën për zgjedhjet rajonale në Veneto

69
fresco

Venezia, Treviso – Muharrem Salihu ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet rajonale që do të mbahen më 23 nëntor. Ai do të garojë në dy provinca, Venezia dhe Treviso, duke synuar të përfaqësojë qytetarët dhe komunitetin e tij në vendimet e rëndësishme për rajonin.

“Ndjehem i privilegjuar që më është besuar kjo përgjegjësi,” tha Salihu. “Për vite kemi dëshmuar me punën tonë, angazhimin dhe përkushtimin, duke u shndërruar në modele suksesi. Tani është koha të flasim edhe me votë. Me mbështetjen tuaj, do të jem zëri juaj në vendimet që prekin të ardhmen tonë rajonale. Le të bëjmë së bashku ndryshimin që dëshirojmë të shohim!” 🇮🇹✨

Salihu njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në komunitet dhe për përpjekjet për të nxitur zhvillim dhe përfshirje sociale në rajonin Veneto. Kandidatura e tij synon të sjellë zgjidhje konkrete dhe përfaqësim të fuqishëm për qytetarët e Venezias dhe Trevisos.

https://www.facebook.com/reel/1343791494050051

 

Comments