Mulliri i Bajram Currit një monument pelegrinazhi historik

171
fresco

midle

Vrella e Shoshanit, një burim ujor më i madhi në Ballkan me vendndodhje në hyrje të luginës se Valbonës është një mrekulli natyrore dhe turistike.

Në rrjedhën e këtij burimi ndodhet një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit Mulliri i Currit.

Ai është ndërtuar me financimet e kësaj figure popullore në ndihmë të Malësisë së Gjakovës rreth 120 vite më parë.

Binomi Vrella e Shoshanit e Mulliri i Currit tashmë janë të memorizuara si të pandara në popullin e malësisë, por ky mulli me vlera kulturore e historike, nuk po mirëmbahet dhe rrezikon të shembet pasi askush nuk e mirëmban.

Vrella e Shoshanit monument natyror dhe Mulliri i Currit monument kulturor , vende të mrekullueshme për turizëm natyror dhe kulturor vetëm 4 km larg qytetit te Bajram Currit,duhen mirëmbajtur si monumente historike në memorien kombëtare.

Vizitorë kuriozë shkojnë drejt këtij monumenti tradicional, për natyrën e bukur por edhe për të parë nga afër një dëshmi historike.

Comments