Muri i serbve në Mitrovicë irriton britanikun e UÇK-së: Hiqeni ose do vij vetë ta shemb

Britaniku Jon Harrison ka luftuar në formacionet e UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, por s’do ta mendonte kurrë që vendi, për të cilin rrezikoi jetën do të ndahej në kohë paqeje.
Përmes një statusi në “Facebook” ushtari britanik thotë se ndërtimi i murit në Mitrovicë është një poshtërim dhe nëse autoritetet e Kosovës nuk e heqin, ai do shkojë vetë ta shembë.
“Më vjen mirë të shoh se serbët kanë ndërtuar një mur në Mitrovicë… do të jetë vepër e raketave RPG-ve. Seriozisht, ky mur është poshtërim dhe shpresoj se shërbimet e sigurisë së Kosovës do të analizojnë anën tjetër të murit.
Nuk është shaka kjo punë.
Ligji do të vendos se muri është ilegal dhe jam i sigurt se me forcë do të hiqet, nëse jo do të vijë vetë me një çekan”, ka shkruar ish-ushtari i UÇK-së.