Mursel Misini shpallet kampion Ballkanik

455
fresco

Pesë fitore dhe “KAMPION BALLKANIK” në Kumite, në konkurencë seniorësh, hiç më pak. Në Stamboll, nga dita e djeshme (24.03.18) ky është titulli që do të mbetet i gravuar në analet e sportit ndërkombëtar.
I ashpër, me precizitet kirurgjik, i lehtë si flutur, duket se nuk prek tokën, por me goditje fatale. Kundër garuesit turk 4:1, atij boshnjak 2:0, bullgarit 8:0, gjysmë finale 4:1, dhe në finale 0:0 (në kohë të rregulltë) dhe 5.0 me vendim të referëve.
I lindur më 02 tetor 1994 është kumanovari MURSEL MISINI që fitoi këtë titull prestigjioz. Anëtar i “Klubit të Karatesë BASHKIMI 2002” – Kumanovë, për trajner ka gjigantin Nuredin Misini, figurën ndërkombëtare të referimit në karate, i cili falë egzigjencave të pakompromis ndaj karateistëve të klubit të tij, sot Mursel Misini ngritet lartë në podiumet e karatesë. Vlen të theksohet se kampioni i ri Ballkanik Murseli është edhe nip i Nuredin Misinit, klubin e të cilit e përbëjnë edhe pesë nipërit dhe vëllau i tij.
Kampioni i ri do të përfaqësoj Maqedoninë në kampionatin evropian, që do të mbahet këtë vit në Novi Sad./Kumanova Maqedonia Ndryshe/.

Comments