
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për rezultatet e PDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se partia ka treguar stabilitet dhe rritje të dukshme elektorale në gjithë vendin.
Në emisionin “Fokusi n’Komuna” në Gazetën Infokus, Musliu tha se PDK ka fituar tri komuna pa balotazh, ndërsa në gjashtë komuna të tjera është në garë për kryetar në rundin e dytë.
“Sa i përket rezultateve të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar tri komuna në raundin e parë pa balotazh dhe në gjashtë komuna tjera jemi në balotazh për kryetar komune,” deklaroi Musliu.