Musliu-Qeverisë: Bjerni në bark e në shpinë, rrotullonu si të doni, historinë nuk mundeni me rishkru
Derisa po vazhdojnë diskutimet për Strategjinë e Sigurisë, pati përplasje mes Enver Dugollit dhe Ganimete Musliu, shkruan Periskopi.
Musliu replikoi duke iu drejtuar Qeverisë Kurti se nuk mund ta shkruaj më historinë.
“Bjerni në bark dhe në shpinë, rrotulloni si të doni historinë nuk mundeni me rishkru, ky vend ka histori, ky vend ka memorie institucionale, prandaj mos u koritni o burra se jeni dal përtej bilahit, duke mohuar gjithçka që është bërë në këtë vend”, tha ajo.
“Jepjani edhe 20 herë fjalën Enver Dugollit se nuk mundet këtë Strategji më bë më të mirë se që është, kjo veç strategji nuk është”, tha Musliu./PERISKOPI

