Mustafa: Do ta mundim ekstremizmin


I ka filluar punimet konferenca dyditore kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, tha se ekstremizmi i dhunshëm mund të luftohet vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ai theksoi se Kosova nuk bënë përjashtim nga prekja e kësaj dukurie negative, por sipas tij, përjashtim bënë mënyra se si i është qasur kësaj të keqeje, raporton KP.
Hyseni tha se “feja islame është fe e mirë dhe predikon paqe”, duke theksuar se në Kosovë duhet ruajtur praktika e deritanishme e islamit.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se të gjithë vlerësojmë se ekstremizmi dhe radikalizmi janë të dhunshëm dhe se nuk kanë atdhe, por po paraqesin rrezik për paqe.
“Ne kemi kërkuar faktorët që i shkaktojnë këto dukuri, është vështirë të vihet në një konstatim, por ajo çka jemi pajtuar është ta luftojmë këtë dukuri dhe ta mundim atë”, tha Mustafa.